SYRI TV/ Spiropali manipulon letrën e Presidentit Trump, dezinformon në emër të SHBA-ve
Ministrja për punët e Jashtme Elisa Spiropali mori përsipër të dezinformojë shqiptarët duke manipuluar edhe tekstin e letrës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Ndërsa Presideni i SHBA ka ftuar liderët e shumë shteteve për pjesmarrje në Bordin e Paqes, ministrja Elisa Spiropali doli në një konferencë për shtyp duke u thënë shqiptarëve se presidenti Trump ka vlerësuar nominalisht Edi Ramën. E pyetur për qëndrimin zyrtar të SHBA për kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Spiropali u shpreh se qeveria nuk mban përgjegjësi.
SYRI TV
Propaganda qeveritare ka tejkaluar çdo limit, duke nxjerrë edhe ministren e Jashtme Elisa Spiropali për të tjetërsuar letrën e Presidentit Donald Trump drejtuar Shqipërisë. Teksa në letrën standarde për liderët e vendeve ku është dërguar, Presidenti Trump thekson ftesën e shtetit, në rastin konkret të Republikës së Shqipërisë, për Elisa Spiropalin, presidenti Trump nominalisht ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama, duke marrë përsipër kështu që në emër të politikës ditore të tjetërsojë edhe një dokument të Presidenti të SHBA-ve.
Është dhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershipin e Ramës që është ftuar personalisht si anëtar i Bordit të Paqes.
E vënë përballë qëndrimit zyrtar të DASH në lidhje me alarmin për trafikun e drogës dhe kartelet shqiptare, që rrëzojnë pretendimin për vlerësim nominal ndaj Edi Ramës dhe qeverisë, Elisa Spiropalin nuk kishte një përgjigje direkte, por u justifikua me deklarimin se qeveria nuk mund të mbajë përgjegjësi për to.
Nuk mbajnë përgjegjësi as shqiptarët si etni, as vendet e tjera ku këto shfaqen, ashtu si të gjitha shtet e tjera kanë sfidat e tyre kur vjen puna tek lufta kundër krimit të organizuar.
Pezullimin e vizive të emigracionit për 75 vende nga SHBA, përfshi edhe Shqipërinë, shumë vende e morën këtë si një mesazh përgjegjësie që duhet rregulluar. Por për Ministren e Jashtme Elisa Spiropali dhe qeverinë shqiptare ky është një problem i Amerikës dhe nuk lidhet me Shqipërinë, duke u përpjekur ta injorojë vetëm për interesa të brendshme politike.