NDODH NË LUSHNJË/ 52-vjeçarja dhunon dhëndrrin, arrestohet nga policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.
Sipas Policisë, 52-vjeçarja është konfliktuar dhe më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij. Veprimi i saj u ndërpre nga punonjësit e Policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
Në kuadër të këtij rasti, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.