FOTO/ Abrashi merr surprizën e madhe, pozicionohet përkrah Ronaldos

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 3-1 të Freiburgut kundër Werder Bremenit.

Menjëherë pasi e përditshmja “Kicker” e pozicionoi mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë në gjermani, tashmë është radha e prestigjiozes “France Football” e cila e ka përfshirë 26 vjeçar në 11-shen më të mirë në 4 ligat e mëdha evropiane.

Ashtu siç mund ta shihni në foton më poshtë Abrashi është përkrah ‘yjeve’ të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Bonucci, Carrasco, Higuain etj.