Cristiano Ronaldo fiton gjyqin me Juventusin
Cristiano Ronaldo ka fituar ndaj Juventusit në gjykatë. Sipas “Repubblica”, gjyqtari i punës në Torino i ka dhënë të drejtë ish-lojtarit bardhezi, duke konfirmuar vendimin arbitral.
Klubi nuk mund të marrë mbrapsht 9.7 milionë euro të paguara Ronaldos gjatë periudhës së “Covid-19”, gjithashtu duhet të paguajë 80.000 euro për shpenzimet e padisë për apelim.
Juventusi kërkonte shfuqizimin e vendimit të tre arbitrave Gianroberto Villa, Roberto Sakit dhe Leandro Kantamesa, të cilët vendosën që klubi duhej t’i paguante Ronaldos disa muaj paga bruto, që ai nuk i kishte marrë për shkak të reduktimeve gjatë pandemisë.
Shumat ishin pezulluar për shkak të marrëveshjeve mes klubit dhe lojtarëve.
Ronaldo kishte kërkuar pothuajse dyfishin e shumës dhe kishte fituar në arbitrazh katër muaj më parë.
Juventusi apeloi në gjykatë, por gjyqtari i punës në Torino i dha sërish të drejtë futbollistit, i përfaqësuar nga avokati i tij Xhon Shehata.