Aksident në Radhimë-Orikum, plagoset drejtuesja e mjetit dhe një 16-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Radhimë–Orikum, pranë portit të Jahteve. Një mjet i tipit Benz ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit në kthesën që të çon drejt Orikumit.

Mjeti Benz ka goditur fillimisht një bordurë anësore betoni dhe më pas ka “fluturuar” përtej bordurës duke goditur murin anësor të portit të Jahteve.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona: shtetasja K.S. dhe një 16-vjeçar me iniciale D.M. Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.