Shiste kanabis të ndarë me doza në Fier, arrestohet 49-vjeçari (EMRI)

Në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin e identifikuar si Hamza Muho që shiste doza kanabisi në Fier dhe Patos.

Gjatë kontrollit të kryer në lokal dhe më pas në banesën e tij, u sekuestruan sasi kanabisi dhe një celular, prova që lidhen me aktivitetin e tij kriminal.

Fier/Vijon operacioni i koduar “New Start 3”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. 

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në Fier dhe në Patos.  

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi.   

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.  

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Hamza Muho, 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një loka…