'Dekonspirimi i aksionit për call-centerat'/ Berisha: Kjo vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit se Shqipëria është më keq se narko-shtet
Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se dekonspirimi i aksionit për call-centerat vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit, i cili tha se Shqipëria është më keq se një narko-shtet.
Sipas tij, ky akt tregon përmasat e thella të korrupsionit dhe lidhjeve kriminale brenda strukturave shtetërore, duke pasur parasysh që agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite në një ndërtesë, ku kishin mbledhur dokumente, foto dhe video për veprimtarinë e paligjshme, por kur u bë hetimi, dhoma ishte gjetur e boshatisur me kompjuterët e hequr.
Berisha e cilësoi këtë si një provë të qartë të asaj që po ndodh në Shqipëri, ku autoritetet e drejtësisë dhe hetimet janë të dekonspiruara dhe të pamundura për t'u realizuar.
Lideri opozitar solli edhe shembuj konkretë të pasigurisë dhe mbrojtjes së individëve të dyshuar për aktivitete kriminale, si rasti i Amant Josifit, i cili nuk u hetua asnjëherë nga autoritetet kompetente, duke pasur lidhje me figura të njohura të politikës, si Olsi Rama dhe Altin Troplini.
Deklarata e plotë:
Ju e patë, kati i 13-të ku agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite aty dhe u kanë dhënë çdo informatë ekipit që hetonte, kanë të gjitha fotot dhe videot, dhe dokumentet për veprimtarinë, ata kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën sepse kishin hequr të gjithë kompjuterët.
Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të antimafies të Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narko-shtet.
Është më keq se narko-shtet, thotë, sepse të dekonspirojnë çdo gjë.
E pamundur të sosësh një hetim.
Ja, ky është fakti se kur autoritetet gjermane sollën për Amant Josifin dokumentet dhe doli Olsi Rama patron i tij, Altin Troplini nuk hapi çështje penale ndaj tij.
Kur Amant Josifi e gjetën autoritetet spanjolle se ishte në Dubai, Amant Josifi përsëri nuk u shpall në hetim nga Altin Troplini sepse ishte ortak me të Olsi Rama.
Pra, kjo quhet një veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit.