'Krimet në Gaza vazhdojnë, por vëmendja kalon në Iran'/ Brahaj: Pavarësisht marrëveshjes së paqes, dhuna nuk ka pushuar
Në një kohë kur Gaza po përjeton një nga tragjeditë më të rënda humanitare, e cilësuar si një gjenocid me krime makabre kundër njerëzimit, vëmendja e mediave ndërkombëtare është zhvendosur papritur drejt një tjetër pike të nxehtë: tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
I ftuar ditën e sotme në 'Syri i Botës' me moderatore Dori Daka, gazetari Sokol Brahaj tha se pavarësisht një marrëveshjeje paqeje me 20 pika të iniciuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe të firmosur nga liderët e Turqisë, Egjiptit dhe Katarit, dhuna nuk është ndalur. Plani, i cili parashikonte katër faza, duket se ka ngecur pas fazës së parë.
Ndërkohë që flitet për një “armëpushim”, sipas Brahaj, numri i viktimave ka kaluar shifrën 1,000, mes të cilëve shumë fëmijë e gra shtatzëna. Paralelisht, kolonët izraelitë vazhdojnë zgjerimin në territore të tjera palestineze, si në Kudsin Lindor, me miratimin e ligjeve përkatëse nga parlamenti i Tel Avivit. Megjithatë, kjo krizë e thellë duket se ka humbur vendin në axhendën mediatike globale, e zëvendësuar nga konflikte të tjera.
Sipas gazetarit gjatë javës së fundit, rajoni i Lindjes së Mesme ka mbajtur frymën përballë një sulmi të mundshëm ushtarak amerikan. Tensioni arriti kulmin, duke bërë që banorët e zonës, përfshirë Turqinë, të jetojnë në ankth.
Sidoqoftë, situata mori një kthesë kur presidenti Trump deklaroi se do të qëndronte në pritje, bazuar në informacione nga Irani për një ndalim të sulmeve dhe viktimave. Kjo lëvizje është interpretuar si një pauzë strategjike, por analistët raportojnë se “zjarri ende nuk është shuar” në Teheran, duke lënë të kuptohet se situata mbetet tejet e paqëndrueshme.
Zhvendosja e fokusit nga Gaza tek Irani tregon qartë dinamikën e lajmeve ndërkombëtare, ku një krizë e re eklipson lehtësisht një tragjedi të vazhdueshme. Ndërsa bota ndjek me vëmendje lëvizjet diplomatike dhe ushtarake rreth Iranit, barbarizmat dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza vazhdojnë larg vëmendjes së duhur ndërkombëtare.
Deklarata e plotë:
"Në Gaza kemi një ditë ndër më të këqijat e të gjithë njerëzimit, të paktën të gjithë çfarë njeh historia dhe sidomos kur është shpikur kamerave, fotografia që t'i shohim ngjarimet apo fotografitë, kanë qenë krimet ndër më makabre që bëhen kundra njerëzimit dhe ajo që ja shton këtë të keqe, kësaj të keqe, është edhe vetë me bëra ata njerëzit që kanë shpëtuar nga gjenocidin e bërë më shumë.
Dhe kjo është një gjë që nuk do t'i falet i gjithë njerëzimit dhe jo vetëm hebrenjve të Izraelit, por e gjithë njerëzimit edhe të gjithë atyre që e kanë përkrahur dhe atyre që s'kanë dalë kundra.
Pas 20 pikave të Trump-it për një paqe pra, të deklaracionit të Trump-it që me Trump-in e hodhën firmën edhe presidenti turk, presidenti i Egjiptit dhe mbreti i Katarit, hidhen firmën, firmosën atë memorandumin e Trump-it për një paqe, ku do kishte brenda katër faza. Pra, faza e parë mbaroi dhe ëh, dy ditë më parë, domethënë këtë javë, presidenti amerikan, zoti Trump, tha që kemi kaluar në fazën e dytë, por, Benjamin Netanyahu thotë kemi edhe një kufomë që pa marrë edhe atë, pra ne nuk do të lëshojmë pe.
Pra kemi një rënie të, të krimeve në Gaza, por jo një përfundim të krimeve, sepse që atë ditë edhe sot pra kemi mbi tre muaj në thonjëza armëpushim. Atje kemi mbi 1.000 të vrarë ku këta përsëri janë fëmijë, janë gra shtatzëna, po ashtu dhe kolonët izraelitë në pjesën tjetër të Palestinës, kanë dhe parlamenti ëh i Tel Avivit ka aprovuar ligjet e tyre për zgjerimin e kolonizmit në shumë pjesë të, Kudsit lindor dhe a kemi një gjë?
Po, por tashmë kjo ka dalë nga aktualiteti i mediave globale dhe përqëndrimi, përqëndrimi është në pika të tjera, në ëh, në luftën Rusi-Ukrainë apo sidomos edhe që në ditët e para të vitit të ri, marrja e presidentit venezuelian nga ne, por Lindja e Mesme pra, Gaza dhe Palestina, asnjë gjë nuk ka ndryshuar, më të as në fazën e parë, as në të dytën, ende krimet kundër njerëzimit dhe barbarizmat është për të ardhur keq por vazhdojnë, por e keqja është që nuk gjen vend në media ndërkombëtare, sidomos këto kohët e fundit.
Në fakt Ankaraja, por edhe shumë pare edhe me dekada para presidentit Erdogan, edhe të gjatë e gjithë që është presidenti Erdogan, kur ishte kryeministër dhe tashmë president, kanë pasur një qëndrim stabilitet në rajon dhe në asnjë mënyrë gjatë gjithë historisë së tyre moderne, që nga Mustafa Qemal Ataturku pra, pas shpalljes së republikës nga perandoria, këto kanë ndjekur një paqe, përveç një gjëje që ka ndodhur në Qipron veriore të ishullit të Qipros, ku aty sipas Ankarasë është bërë gjenocid kundra turqve dhe kanë shkuar me shpëtuar atje, ku edhe asaj dite, deri më sot, së bashku me Anglinë janë garantorët e Qipros, pra të paqes në Qipro, e gjithë Qipros, edhe pjesës turke, edhe pjesës greke.
Të gjithë kolegët tanë, akademikët, mendimtarët, komentuesit dhe sidomos kolegët tanë që janë në fushë atje, qoftë në Iran apo në kufirin, në pikat kufitare Iran-Turqi, kanë qenë duke raportuar çdo ditë, duke folur çdo ditë, po bombardohet tani Irani, apo po ndodh si me Maduron, apo Ajatollahu do grabitet nga, arrestohet nga Amerika dhe Izraeli apo apo do eliminohet.
Domethënë kanë qenë të gjitha këto gjëra ku ende nëse i referohemi ëh vendit, pra rajonit atje, pjesës së Iranit në kryeqyteti i Tehranit, kjo ende nuk është që është fikur, nuk është fikur zjarri ende, pra kemi një pauzë, por ky pauzi në të vërtetë a është pse ka dalë, e ka mbledhur veten Irani.