SYRI TV/ Elbasan - Përmbytjet në Murriqan, kalbet prodhimi, fermeri: Dëmet deri në 3 mln lekë

Fermerët në Murriqan të Elbasanit shprehen se janë lënë në mëshirë të fatit pas përmbytjes së fundit. Dëmet janë të pallogaritshme ndërsa ata shprehen se serat I kanë ngritur për të përballuar jetesën pasi pensionet janë të pamjaftueshme.

Syri tv

Përmbytjet për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese kane shkaktuar dëmtime edhe në Murriqan të Elbasanit. Dëmet janë shkaktuar në produktin e lakrës së mbjelle ne seren e familjes Këshilli. Fermeri Bashkim Këshilli shprehet për Syri Tv se demet arrijnë ne 3 milionë leke e ne anën tjetër do te duhet te shlyeje paratë e fidanëve të cilët i ka mare borxh.

Sipas tij mbajtja e nje sere ishte zgjidhja e vetme per te jetuar pasi me pensionin që merr nuk mund të jetohet por tanimë veç mungesës së prodhimit do të duhet të perballojë financiarisht edhe dëmet pasi nga ana e institucioneve përkatëse askush nuk merr përsipër ti ndihmojë.

Fermeri thotë se mundi i 5 muajve u ka shkuar dëm. Në anën tjetër për shkak të kanaleve kulluese të pa pastruara dhe një familje tjetër u përmbyt duke shkaktuar dëme. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk është hera e parë që përmbyten por askush nuk merr masa për këtë situate. Ata kërkojnë ndihmë të menjëhereshme nga shteti pasi deri më tani janë lenë në harresë.