Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit
Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
32-vjeçari është arrestuar pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht një 45 vjeçar, banues në Gjirokastër.
LEXO EDHE: E rëndë në Himarë/ Fadroma godet punëtorin në kantierin e ndërtimit, humb jetën 45-vjeçari
Si pasojë e plagëve 45-vjeçari humbi jetën.