SYRI TV/ Përmbytjet në Dimal, qindra hektarë pemë frutore nën ujë, dëmshpërblime selektive
Pasojat e përmbytjeve në fshatin Hinkë në Dimal kanë lënë pas qindra hektar me pemë frutore manderina e portokalle nën ujë. Si pasojë e përmbytjeve, pemët rrezikojnë të thahen. Nga ana e tyre, fermerët bëjnë apel për ndihmë, pasi në të kundërt mund të falimentojnë, ndërsa ngrenë shqetësimin e seleksionimit të tyre, nga ana e bashkisë.
Nga Syri TV
Plantacionet me pemë frutore në fshatin Hinkë janë një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në bashkinë e Dimalit, ndodhen në ujë. Përmbytjet kanë dëmtuar hektar të tërë të mbjella me pemë frutore, që tashmë rrezikojnë edhe të kalben nga rrënjët. Banorët pohojnë se uji në këto plantacione arriti mbi 1 metër dhe pemët ishin në kulmin e prodhimit të pjekur, që nuk arriti të vilej dot nga fermerët.
"Shteti nuk vë dorë. Ajo rrezikon të thahet. Edi Rama nuk jep asgjë" thotë një fermere.
Këtu u shkaktua dëm për shkak të lumit, dhe herën e fundit për shkak të digës u mbytëm tmerrësisht. Dëmi është i pallogaritshëm. Blegtorët e fermerët që kanë pësuar dëme nuk e marrin dot veten. Do marrim rrugën e emigrimit''Kam 7 dynym tokë që është përmbytur. 300 rrënjë janë dëmtuar' thotë një tjetër fermere.
"Ka mbi 3 ditë nën ujë s'ka ardhur kush të vlerësojë dëmet' tregon një tjetër fermer.
Banorët i bëjnë apel shtetit ti dëmshpërblejë sa më shpejt,pasi në të kundërt janë të falimentuar dhe do të detyrohen të emigrojnë jashtë vendit. Ndërkohë akuzojnë bashkinë Dimal se po bën selektime edhe në përllogaritjen e dëmeve mes fermerëve.