Unë ju kam mashtruar/ Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet
Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij të përjavshëm të propagandës se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se është në fazën kur kërkon një punë dhe përkushtim të madh. Megjithatë shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.
“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës.Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur” tha ai.
Pra kuptohet qartë mesazhi i kreut të Rilindjes. Historia e fushatës së 11 majit me pasaportën evropiane në dorë është thjeshtë një mashtrim elektorale. Edhe në takimin që zhvilloi me grupin parlamentar ai e tha qartë se integrimi evropian është shumë larg. Pra po përgatit terrenin avash avash që këtë dështim të tij t’ia faturojë dikujt tjetër.
Kujtojmë këtu se që nga ardhja ne pushtete e rilindjes me 2013 janë hapur disa herë negociatat, janë shpërndarë dekorata e është derdhur Shampanja lumë për të festuar këtë. Të gjitha ishin mashtrime të përgatitura nga makineria e rilindjes.
Por shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se sa mbrapa jemi e sa shumë punë ka prishur qeverisja e Edi Ramës i cili komandohet nga bandat dhe kartelet për të cilat jo vetëm SHBA ka dërguar mesazhe te qarta por edhe BE. Kemi parasysh operacionet policore që bëhen me prezencën e strukturave hetuese të vendeve te BE pasi ata nuk kanë pikën e besimit në strukturat e krimit që drejtojnë policinë apo organet hetimore të narkoshtetit të Edi Ramës që dekonspirojnë çdo operacion.
Pra mesazhi i sotshme i Ramës ishte i qartë. Integrimi ishte për konsum elektoral, s’kishte asgjë të vërtetë.