Rinumërimi i votave: Kurti dhe Haradinaj bien në vota, rritje për Hamzën dhe Abdixhikun
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare i cili po vazhdon ka ndryshuar paksa votat edhe për liderët e partive politike.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë pësuar rënie të numrit të votave pas rinumërimit të deritanishëm, ndërkaq kryetari i PDKsë Bedri Hamza dhe I LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë rritje të numrit të votave.
LEXO EDHE: Rinumërimi i votave: Kandidatit të PDK-së “i avullohen” mbi 2 mijë vota, Nait Hasanit mbi 1100
Kurti ka 152 vota më pak pas rinumërimit të deritanishëm.