Berisha: Jam i hapur dhe i mirëpres partitë e reja pa kushte

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi për qytetarët gjatë bashkëbisedimit me ta se është i hapur dhe i mirëpret pa kushte partitë e reja që duan të bashkohen me opozitën në luftën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ai thekson se bashkimi i forcave opozitare është një imperativ përballë “të keqes së madhe” dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që ndajnë qëllimet e përbashkëta kundër narkoshtetit dhe narkoqeverisë.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Engjëll Demça: Si do të veprojë Sali Berisha të bashkojë partitë e reja në një bllok të vetëm?

Sali Berisha: Unë absolutisht jam shumë i hapur dhe i mirëpres pa kushte ato.
E vërteta është që partitë e reja duhet t’i dallojmë pak. Njëra prej tyre është e majtë dhe duket nuk e konsideron me vend apo të arsyeshme të bashkohet kundër të keqes së madhe që quhet Edi Rama. Uroj që drejtuesit dhe forumet e saj të kuptojnë se përballë kësaj të keqeje, bashkimi është imperativ.
Partia Shqipëria Bëhet po proteston dhe unë kam mbështetur protestën e saj dhe jam 100% i hapur ndaj asaj dhe çdo partie opozitare të bashkërendojmë përpjekjet dhe luftën tonë kundër kësaj të keqeje. 
Uroj që gradualisht të gjendet në pikat e përbashkëta kundër narkoshtetit dhe kundër narkoqeverisë.