Berisha: Diaspora protesta para institucioneve ndërkombëtare që të demaskohet Edi Rama dhe përfaqësitë e tij
Lideri i PD Sali Berisha i bën thirrje diasporës shqiptare të organizojë protesta të fuqishme para institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësive diplomatike që sipas tij përfaqësojnë “narkoshtetin” e Edi Ramës.
Ai thekson rëndësinë e angazhimit të diasporës për të demaskuar qeverisjen e Ramës dhe për të fuqizuar rolin e saj në proceset politike në Shqipëri, duke sugjeruar mobilizim të organizuar dhe aktiv për të treguar që qytetarët shqiptarë nuk identifikohen me regjimin aktual.
Bashkëbisedimi:
Emanuel Pirra: Jam themelues i PD Romë dhe një seri organizimesh të tjera në Itali. Unë jam i bindur se pa diasporën, është e zorshme shumë. A do të ndërtojmë ndryshe nga se punuam për 3 vjet, a do të ndërtojmë një skemë të kryqëzuar selia e PD dhe diasporë, që do të thotë derë më derë në Shqipëri për të krijuar një databaze të demokratëve.
Sali Berisha: Ju garantoj se dimensioni i problemit të diasporës është një çështje madhore për ne, dhe ne do bëjmë gjithçka për elaborimin sa më të shpejtë dhe të saktë të të gjithë rolit të saj, angazhimit dhe kontributit të saj. Por edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast të ftoj diasporën, të organizojë protesta më të fuqishme para përfaqësive të narkoshtetit kudo që ndodhen, para institucioneve ndërkombëtare në mënyrë që të demaskohet Edi Rama dhe përfaqësitë e tij.