Rama shantazh kryebashkiakëve: Asnjë rikandidim pa përmbushur targetin tim të ‘Paketës së Maleve’

Kryeministri Edi Rama duket se po i vendos kryebashkiakët përpara një zgjedhjeje me pasoja ligjore për ta, siç zakonisht bën me vartësit e tij. Të njëjtën gjë ka bërë më kryebashkiakët socialist sot duke u thënë: ose zbatojnë axhendën e time të ‘Paketës së Maleve’, ose përballeni me përjashtimin nga zgjedhjet e ardhshme. Sipas deklaratave të fundit, Rama i kërkoi ministrit të pushtetit vendot të caktojë “targete” konkrete për çdo bashki, me ambicien e qeverisë për të realizuar 1 mijë investime në shkallë vendi. Mirëpo përveçse qëllimeve të errëta që përmban kjo paketë e trumpetuar nga Rama, aplikimi i saj do duhet të kalojë nëpër shkelje të rënda ligjore nga ana e të zgjedhurve vendorë për shkak të problematikave edhe të pronësisë. Ekpsertët kanë paraljamëruar se në realitet kjo do të përkthehet jo vetëm në grabitje të pronës publike, por edhe të pronarëve faktikë që janë në kalvare të gjata ligjore për pronat e tyre të trashëguara.

“Ambicia jonë duhet të jetë 1 mijë investime. Nuk janë shumë,” tha Rama, duke theksuar se kryebashkiakët që nuk arrijnë objektivin nuk do të kenë asnjë mundësi rikandidimi.

Ky kërcënim i hapur i Ramës ndaj kryebashkiakëve të tij është edhe një presion i drejtpërdrejtë mbi pushtetin lokal dhe një mënyrë për të kontrolluar destinacionin e investimeve publike duke i orientuar ato drejt klientëve të qeverisë.

Praktika ekonomike e investitorëve strategjikë iu shitet shqiptarëve si motor zhvillimi. Në realitet, ajo ka shërbyer si mekanizëm për transferimin e pasurisë publike drejt interesave private, pa prodhuar mirëqenie për familjet shqiptare dhe pa ndikuar në rritjen e ekonomisë produktive.