'Malli për gjyshërit që e rritën e ktheu në Shqipëri'/ Aksidentohet për vdekje 18-vjeçarja nga fshati Dyshnik në Berat, Vikena Greku
18-vjeçarja Vikena Greku,e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, jetonte prej disa vitesh në Gjermani,me prindërit e saj
Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël.
Burime nga familjarë të afêrt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj
.Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyqërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve, për ti marrë me vete në Gjermani.
Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje.
Sot,familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.