Dro largohet nga Barça, Borussia Dortmund kryeson garën për talentin e La Masia-s
Barcelona humbet një nga talentet e saj më premtues, Dro, i cili ka vendosur të largohet gjatë kësaj merkatoje dimërore, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 6 milionë eurosh. Sipas raportimeve nga SPORT dhe AS, Borussia Dortmund është klubi më i favorizuar për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll, megjithëse ai ka marrë oferta edhe nga ekipe të Premier League dhe PSG.
Lajmi ka qenë një tronditje për trajnerin Hansi Flick, i cili u informua këtë mëngjes nga vet Dro dhe mbeti i zhgënjyer. Flick kishte besim të madh tek talenti i ri, duke e marrë me ekipin për turneun në Japoni dhe Kore, ku Dro debutoi me gol në ndeshjen miqësore ndaj Vissel Kobe.
Dro u bashkua me La Masia-n në 2022, së bashku me shokun e tij galleg, Pedro Villar. Vitin e kaluar, ai u ngjit shpejt nga ekipi Juvenil B tek kampioni i Youth League, duke treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe talent për të arritur nivelin e lartë. Prej përgatitjes së sezonit, Dro ishte pjesë e dinamikës së ekipit të parë, duke debutuar kundër Real Sociedad-id më 28 shtator dhe duke marrë minuta edhe ndaj Elche-s, Athletic Club dhe Atlético. Në Champions League, ai ishte titullar kundër Olympiacos-it, duke dhënë edhe një asist.
Ky largim është një goditje për drejtimin sportiv të udhëhequr nga Deco, i cili planifikonte ta rinovonte kontratën e lojtarit sapo ai mbushi 18 vjeç, madje i dhuruan një tortë për ditëlindje gjatë kthimit nga Arabia.
Me këtë hap, Borussia Dortmund duket se do të marrë një talent të jashtëzakonshëm nga La Masia, ndërsa Barcelona humbet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen.