Rama i hakërrehet Peleshit: Nuk e dua më opozitën në Parlament
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama nuk është ende i kënaqur me Niko Peleshin që i zbaton çdo kërkesë, por e ka kërcënuar së fundi kreun e Parlamentit me një synim të qartë, m’i përjashto deputetët e opozitës nga salla.
Kur komentoi edhe situatat kaotike që i krijon vetë me Gardën e Republikës dhe opozita reagon me protesta, Rama ka vendosur që opozitës t’i heqë jo vetëm fjalën, por ta nxjerrë edhe fizikisht nga salla.
Një gjë e tillë, tha Rama, nuk lejohet tolerohet. Sipas kryeministrit, masat për situata të tilla duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja
“Në asnjë kuvend demokratik nuk tolerohet jo ndërhyrja fizike, po goditja në dinjitet e atyre që janë atë të pranishëm, nuk është liri fjale, në këtë pikë masat duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja, asgjë më shumë, asgjë me pak. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve që ndjekin kuvendin e Shqipërisë, është një goditje në nivelin psikologjik, edukativ, është një goditje në aspektin social sepse krijon vetëm nxitje të urrejtjes dhe vetëm zgjerim të hendekut të pamerituar për shqiptarët që e ka hapur dhe e gërmon politika. Ajo pjesë e politikës që ne për fat të keq se kemi dot përballë, por mbrapa duke u përpjekur me të gjitha llojet e metodave që të na pengojë të vazhdojmë para”, tha Rama.