Zyrtari serb ngre në qiell miqësinë Rama - Vuçiç: Do bëjmë marrëveshje të re për bujqësinë
Ndërsa zyrtarët serbë vlerësojnë publikisht afrimin mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit, realiteti në Shqipëri tregon një tablo krejt tjetër.
Bujqësia shqiptare, dikur një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, është lënë pas dore dhe e pambrojtur nga politikat e qeverisë Rama, duke u përballur me falimentim masiv, mungesë subvencionesh dhe konkurrencë të padrejtë.
Në këtë klimë, hapja e tregut shqiptar ndaj produkteve serbe do të thotë praktikisht falimentim total për fermerët vendas dhe një goditje e rëndë, që favorizon interesat rajonale dhe miqësitë politike, në dëm të prodhuesve shqiptarë dhe sovranitetit ekonomik të vendit.
Por ditwn e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe, Dushan Kozarev, u takua sot me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, me të cilin bisedoi, ndër të tjera, për integrimet evropiane të të dyja vendeve, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për stabilitetin e rajonit.
Duke konstatuar se në periudhën e fundit të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet, u theksua se komunikimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka kontribuar në rritjen e nivelit të mirëkuptimit mes shteteve tona, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, i cili, siç u vlerësua, po përparon vazhdimisht, u diskutua edhe për investimet dhe për fushën gjithnjë e më premtuese të turizmit.
Gjithashtu, u përmend edhe lidhja në fushën e bujqësisë dhe u shpreh kënaqësia që muajin e ardhshëm ministrat përkatës do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e bujqësisë.
Duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes dy ministrive të punëve të jashtme, u nënvizua edhe rëndësia e organizimit të konsultimeve bilaterale, raporton Tanjug./ clanak - Syri.net/