'SHBA ashpërsojnë qëndrimin'/ Muçollari: Mbështetja do të kushtëzohet me rezultate konkrete, Shqipëria në provë për korrupsionin dhe narkotrafikun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paralajmërojnë një qasje më të ashpër ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke e kushtëzuar mbështetjen politike dhe institucionale me tregues të matshëm në luftën kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe dhe trafikut të drogës. Një projektligj bipartizan, i depozituar në Senatin amerikan më 10 shtator të vitit të kaluar, sinjalizon një epokë të re në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe rajonit.
Projektligji parashikon një ligj të veçantë me afat tetëvjeçar për rikonceptimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet specifikisht edhe Shqipëria. Sipas tij, bashkëpunimi dhe mbështetja amerikane do të varen nga progresi konkret në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimi i shtetit ligjor, pavarësia e institucioneve dhe mbrojtja e investimeve amerikane.
Duke folur në një intervistë për Syri TV, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, tha se kjo qasje është paralajmëruar prej kohësh nga SHBA. “Bëhet fjalë për një projektligj bipartizan, i mbështetur si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët, që synon të detyrojë institucionet amerikane të veprojnë mbi bazën e ligjit dhe jo të politikave të përkohshme të administratave,” u shpreh ai.
Sipas Muçollarit, një nga arsyet kryesore që ka shtyrë SHBA-në drejt këtij hapi është emigracioni masiv nga Shqipëria. Në projektligj, theksohet se emigrimi nuk është një fenomen kulturor, por pasojë direkte e keqqeverisjes dhe korrupsionit. “Për herë të parë, Shqipëria renditet në të njëjtën kategori me vende të botës së tretë, çka është e papranueshme,” tha ai.
Muçollari theksoi se Shqipëria po akuzohet në nivele ndërkombëtare si vend tranzit dhe origjine për narkotrafikun, një problem që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me dobësinë dhe përfshirjen e institucioneve në pastrimin e parave. “Kur ekonomia mbështetet te paratë e korrupsionit dhe të trafikut, konkurrenca e ndershme shkatërrohet dhe shtresa e mesme zhduket,” u shpreh ai.
Sipas tij, modeli ekonomik i ndërtuar mbi ndërtimet dhe kullat për pastrim parash mund të japë një iluzion zhvillimi afatshkurtër, por në realitet dëmton prodhimin, rrit pabarazinë dhe nxit emigrimin. Ai shtoi se largimi nga vendi nuk po prek vetëm të rinjtë, por edhe qytetarët në prag pensioni, të cilët nuk shohin më perspektivë në Shqipëri.
Muçollari vlerësoi se ndërhyrja e SHBA-së dhe vendosja e rregullave të qarta ligjore përbëjnë një shans për ndryshim. “Është momenti që qytetarët të ndërgjegjësohen se nuk mund të vazhdohet më me një korrupsion sistematik. Vendosja e ligjit mbi politikën dhe vëmendja e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor janë arsye për shpresë,” përfundoi ai.
Muçollari:
SHBA e kanë paralajmëruar këtë situatë. Jo më larg se në datën 10 shtator të vitit të kaluar, një projektligj është depozituar në dhomat e këshillimit të Senatit amerikan. Një projektligj bipartizan, që do të thotë edhe nga Partia Republikane dhe nga Partia Demokrate, ku parashikon marrëveshjen dhe kthimin të marrëdhënieve mes Ballkanit perëndimor, këtu përfshihet specifikisht dhe Shqipëria dhe SHBA-së nëpërmjet një ligji të veçantë.
Një ligj me një afat tetë vjeçar. Dhe ligji ka të parashikuar qartë kushtëzimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë radhë nëpërmjet treguesve të matshëm që matin luftën ndaj korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, investimet amerikane, shteti ligjor, pavarësia e institucioneve. Kështu që të gjitha këto janë situata të paralajmëruara.
Është një epokë e re ku tani çdo gjë është në lupën e të themi ndërkombëtarëve dhe atyre të cilët janë të interesuar jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin për ta zhvilluar dhe për ta bërë pjesë sa më shpejt edhe të familjes europiane. Ajo që është e çuditshmja këtu është se çfarë ndodh? Pse, pse ndodh, pikërisht në këtë raport, ka një një shprehje eksplicide ku parashikon dhe thotë që emigrimi në rastin e Shqipërisë nuk është një çështje kulturore, por vjen për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit. Që do të thotë që problematikën, për të zgjidhur problematikën SHBA, atëherë problemi është në vendin e origjinës, siç është dhe në dhe në vendet e tjera të cilat kanë marrë të njëjtat masa. Ne për herë të parë ndodhemi në një listë me vende të botës së tretë, me Guatemalën, me me dhe me vende të tjera.
Dhe kjo është e papranueshme, është patjetër që bie dhe është një hall i qytetarëve shqiptarë, por me sa duket dhe qytetarët, është momenti të ndërgjegjësohen që tashmë nuk kalon më çdo lloj situate nëpërmjet një batute të kryeministrit apo nëpërmjet influencës të pjesës deri diku që mund të bënte nëpërmjet lobimeve ndërkombëtare. Situata është krejt e thjeshtë. Ne sot jemi një vend ku akuzohemi dhe në selinë ndërkombëtare, ku ka dhe prova dhe fakte, ku jemi vend tranzit dhe vend origjine të trafikut.
Të narkotrafikut. Kjo ka qenë prej shumë vitesh. Politika botërore ka rivendosur, është ridimensionuar në raport me narkotrafikun. Nuk, domethënë, pasi është kthyer në një problem shumë të madh, në një problem sa rrezikon dhe stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të vendeve të caktuara brenda BE-së, SHBA dhe patjetër që në Shqipëri po e po. Dhe ku ndodh ky problemi? Ndodh aty ku institucionet janë të dobëta. Dhe aq më tepër në institucione ku institucionet janë të përfshira drejtpërdrejtë në financimin, në lehtësimin e pastrimit të parave. Dhe ky është një hall që duhet ta zgjidhim.
Dhe e ka filluar me këto masa, besoj se do të ketë dhe masa të tjera të cilat për fat të keq ndikojnë te qytetarët shqiptarë, por për një periudhë shumë të shkurtër, besoj që do të jetë zgjidhja, pasi ë nuk mundet të vazhdohet më. Të qeverisësh me një korrupsion sistematik dhe strukturor siç thotë edhe ligji konkret i datës projektligji që do të kalojë në SHBA në datën 10 shtator. Nuk mundet të qeveriset duke përdorur ekonominë vetëm nëpërmjet parave të narkotrafikut dhe parave të korrupsionit. Çfarë po ndodh sot? Pse po vazhdojnë po largohen? Pse prapë po rriten? Sepse kur nuk funksionojnë institucionet, kur narkotrafiku financon dhe pastron paratë, atëherë konkurenca e lirë, edhe për ata që mund të kenë një perspektivë, pra të ashtuquajturën shtresë të mesme, i humb.
Nuk mund të të do të konkurrosh sot një biznes të ndershëm përballë një biznesi i cili ka qëllim pastrimin e parave. Kështu që ë gjithmonë e më shumë po largohen ë të rinjtë, e janë larguar në këto 12, 13 vjet, tani po ndodh dhe një çudi tjetër, po fillojnë po largohen edhe ata të themi ata që janë në prag të pensionit. Dhe ata pikërisht ata që janë në prag të pensionit dhe largohen për të jetuar qoftë në SHBA, qoftë në në Bashkimin Europian, janë dhe ata që kërkojnë ndihmë sociale pasi nuk janë të aftë në një farë mënyre, për tregun e punës në në në ato vende.
Dhe SHBA-ja i jep një zgjidhje, thotë unë do ta bllokoj këto thotë, ju të jepni zgjidhje në vendin tuaj, le të jetoni në vendin tuaj. Nuk mendoj që ka një shqiptar dhe nuk mendoj që ka njeri i gjallë me dëshirë të largohet nga Shqipëria. Largohet sepse nuk ka mundësi, largohet sepse nuk sheh perspektivë. Dhe situata e tillë është, për fatin tonë të mirë SHBA-ja ka vendosur të vendosë të zbatojë rregullat dhe të vendosë pikat mbi i.
Që të jemi të të qartë edhe edhe për publikun. Domethënë, ky nuk është raste të vazhdueshme, sporadike të cilat mund të jepnin një fluks të caktuar ekonomik.
Kjo është një model ekonomik i subvencionuar nga nga kryeministri i vendit. Një model ekonomik i bazuar mbi raste të ngjashme, ka ndodhur në Spanjë, ka ndodhur gjithandej, por mbase ka ndodhur nëpërmjet qeveritarëve lokalë dhe jo nëpërmjet qeverisë qëndrore. Dhe ky ka qenë një model ekonomik. Modeli ekonomik i kullave të lartave, i ndërtesave për të pastruar paratë dhe për të furnizuar vendin me para.
Që mbase në një periudhë shumë afatshkurtër mund të ngjajë interesante dhe mund të ngjajë sikur e furnizon ekonominë, por në një farë mënyre ai e vdes ekonominë, vdes prodhimin e shëndetshëm, vdes shtresën e mesme, e bën të pajetueshme për të varfërit dhe të mesmit qytete të tëra. Dhe si të tillë jo më kot po ndodhin të gjitha këto nuk kanë ndodhur për herë të parë, ka ndodhur në vende dhe në vende të tjera shumë vite përpara, qindra vjet përpara të njëjtat procese që po ndodhin sot. Ajo që është e çuditshme që ndodh për herë të parë është që për 12, 13 vjet një kryeministër vendi e shet për model ekonomik një formë të tillë.
Dhe sinjalet kanë qenë të vazhdueshme. Këmbanat kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme aq më tepër pas ndërrimit të administratës në SHBA. Për herë të parë të erdhi një urim ku flitet për trafikun ndërkombëtar. Domethënë që është e çuditshme dhe s'kishte ndodhur, s'kishte ndodhur ndonjëherë. Për herë të parë po hartohet një ligj në mënyrë që të detyrojë institucionet amerikane të funksionojnë sipas ligjit dhe jo sipas politikave të administratës që mund të jetë ose do të vijë.
Që do të thotë që nëse kjo ndërpret në një farë mënyre dhe lobimin e paligjshëm të parave të pista që mund të ndodhte nëpërmjet lobistëve në Amerikë, sepse e detyron administratën t'i përshtatet ligjit dhe jo të ndryshojë politikën. Politikën e ndryshon me një vendim shumë të shpejtë, ndërsa ligji e kanë të pamundur, e kanë të pamundur për ta për ta kthyer. Dhe ajo që që mua më jep shpresë është vëmendja e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin.