Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve do të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar.

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe,  dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.