SYRI TV/ SHBA rrit tonet për kartelet në Shqipëri - Krimi kërcënim për sigurinë tonë kombëtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një deklaratë të fortë për aktivitetit karteleve të drogës në Shqipëri, që me bashkëpunimin në Amerikën Latine janë kthyer në shqetësim edhe për SHBA-të. E ngarkuara me punë Nancy VanHorn deklaroi se prioritet i Presidentit Donald Trump për Shqipërinë është lufta ndaj këtyre karteleve që me pastrimin e parave në Shqipëri po kërcënojnë sigurinë dhe përparimin ekonomik. Aktiviteti kriminal dhe pastrimi i parave konsiderohet si shkak për emigrimin masiv, e duke cituar sekretarin e shtetit Marco Rubio, Van Horn theksoi se këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet.

 Syri tv

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar tonet ndaj karteleve të drogës, lidhjeve të tyre dhe hapësirës që ata gjejnë në Shqipëri për pastrimin e parave. Duke cituar deklaratat e sekretarit të Shtetit Marc Rubio dhe Presidentit Donald Trump, e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn ishte e prerë sa i përketë luftës ndaj këtyrë karteleve.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Si një vend ku eksodi ka boshatisur vendin, e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn citoi sekretarin e shtetit Marco Rubio, që evidenton se aktiviteti I këtyre grupeve ka sjell jo vetëm kërcënim për sigurinë por edhe emigrim masiv. 

Siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

VanHorn deklaroi, se prioritetet e Presidentit Donald Trump për Shqipërinë do të ndiqen me këmbëngulje dhe ato konsistojnë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave që kërcënojnë përparimin ekonomik të Shqipërisë. 

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave.

Deklaratat, e ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn i bëri gjatë një kursi Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të SPAK, BKH dhe organeve të tjera të drejtësisë dhe ligjzbartuese.