Hidhet shorti i Conference League, Drita dhe Shkëndija e Tetovës mësojnë kundërshtarët e ‘play-off’-it

Sot në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës.

Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, pasi bënë mjaft mirë në fazën e kampionatit.

Kampionët e Kosovës do të sfidojnë Celjen, ndërsa Shkëndija mat forcat me Samsunspor.

Drita shpëtoi nga përballja me AZ Alkmar.

Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt. Fati vuloset më 26 shkurt në ndeshjen e kthimit.

Ky është vetëm shorti i ndeshjeve “play off”. Ai për raundin pas “play off” do të hidhet më 27 shkurt.

Shorti

Jagiellonia – Fiorentina

Omonoia – Rijeka

Noah – AZ Alkmar

Drita – Celje

KuPS Kuopio – Lek Poznan

Shkëndija – Samsunspor

Zrinjski – Kristal Palas

Sigma Olomuc – Luzan-Sport