SYRI TV/ Hidrovori i Durrësit - Zbardhet skandali i ri, kostot e hidrovorit u frynë me 8 mln euro (Dokumentet)

Zbardhet një tjetër skandal, që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano. Pas investigimit të publikuar pak ditë më parë, gazetarët e emisionit Plug në Syri Televizion, kanë zbuluar detaje se kostot për ndërtimin e hidrovorit janë fryrë me miliona euro. Preventivi i miratuar në Këshillin Bashkiak të Durrësit parashikonte që hidrovori do të ndërtohej me rreth 12 milionë euro, por shuma e shpenzuar nga Emirjana Sako, shkoi në rreth 20 milionë euro, apo 8 milionë euro më shumë. 
 

Syri TV

Pas publikimit të emisionit investigativ Plug i Syri TV, që hidhte dritë për aferën e Hidrovorit të Durrësit, gazetarët e Plug kanë zbardhur detaje të reja nga abuzimet financiare me tenderat e këtij hidrovori.

Vendimi i Këshillit Bshkiak, i datës 12 korrik 2021, që u mbajt në Bashkinë Durrës ku u miratua projekti dhe preventive  i Hidorvorit, zbardh një skandal të dyshuar financiar.

Sipas vendimit të këshillit bashkiak, preventivi financiar, pra kostot e hidrovorit të ri në Porto Romano, ishin llogaritur se do të kushtonin 12 milionë euro pa TVSH/ tabela që shihni në ekran, tregon me detaje zërt e punimeve për ndërtimin e Hidrovorit, ku përfshihet zgjerimi i kanalit kryesor kullues, gërmimi për kanalin shkarkues, ndërtimi i tombinove, transportimi i dherave, ndërtimi i godinës dhe pompamve të hidrovorit si dhe ndërtimi i linjës elektrike, të cilat në total do të kushtonin 12 milionë euro pa TVSH apo rreth 15 milionë euro me TVSH.

Ndërkohë, tenderi i shpallur në bazë të këtij preventive në muajin tetor 2021 nga bashkia Durrës, kapte vlerën e 19.7 milionë eurove pa TVSH apo rreth 23 milionë euro me TVSH.

Këto të dhëna nënkuptojnë se Bashkia Durrës e drejtuar nga Emirjana Sako, ka fryrë kostot e ndërtimit të hidrovorit të ri në Porto Romano me rreth 8 milionë euro më shumë se projekti i miratuar në Këshillin Bashkiak, duke i shkaktuar një dëm financiar buxhetit të shtetit. Tashmë i mbetet SPAK dhe Prokurorisë së Durrësit të hedhin dritë se ku kanë shkuar 8 milionë euro më shumë që iu morën qytetarëve për të ndërtuar hidrovorin e ri në Porto Romano, i cili për më tepër, duket se është ndërtuar jashtë standardeve dhe nuk kryen qëllimin, mbrojtjen e Durrësit nga përmbytjet.