Kamera filmoi makinën kur 'fluturoi' nga Ura e Dajlanit ra në dyqanin e luleve tek rruga e plazhit! Ishte me 130 km/orë
26 vjeçari, i cili drejtonte BMW X5 që doli nga rruga dhe përfundoi poshtë Urës së Dajlanit duke shkaktuar vdekjen e 18 vjeçares pasagjere në këtë makinë dhe 2 kalimtarë ka qenë në gjëndje të dehur.
Gazetarja e Syri Tv, Albana Aliaj informon se pasi i është bërë testi i alkoolit ka rezultuar se niveli I alkoolit në gjak ka qenë 0.50 mg ndërsa po udhëtonte me shpejtësi 130 km/orë, një shpejtësi e lartë pikërisht për këtë aks rrugor.
18-vjeçarja Vikena Greku, pasagjere në sediljen e parë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Makina ka çarë barrierat dhe ka fluturuar nga mbikalimi i Urës së Dajlanit poshtë në rrugën e plazhit. Shpejtësia e madhe në fakt e këtij automjeti ka përfunduar duke plagosur dy qytetarë, konkretisht roja i dyqanit të luleve dhe një kalimtar që ka qenë në ato momente aty
Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e 18-vjeçares nga, nga automjeti ku ishte pothuajse i palosur pranë në dyqanit të luleve.
Ndërsa 26-vjeçari Arbër Xhexhaj ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore, pasoi gjendja e tij në fakt është e rëndë, nga ajo çfarë kemi komunikuar dhe me bluzat e bardha pranë spitalit rajonal të Durrësit dhe mjekët kirurgë të cilët kanë pasur nën kontroll gjendjen shëndetësore të 26-vjeçarit.
Sekuestrohen pamjet
Nga grupi hetimor, është siguruar një kamerë sigurie, pikërisht e dyqanit të luleve. Është kapur vetëm momenti i fluturimit të automjetit, pra ku ka përfunduar nga mbikalimi duke e thyer barrierën ndarëse të mbikalimit të urës së Dajlanit, duke përfunduar tek dyqani i luleve në rrugën e plazhit. Vetëm ky fragment në fakt është i siguruar.