Rama flet si Maduro nga ngujimi në Pallatin e Brigadave: S'na duhet opozita

Edi Rama u ngujua me deputetët e tij në Pallatin e Brigadave sot për të diskutuar për sesionin e ri parlamentar që do nisë të hënën.

Rama mbërriti me vonesë në këtë takim, ndërkohë që mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme.

Nga ky izolim, Rama foli me një stil si ish-diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Rama tha se i ka shkuar jetën duke pritur opozitën.

“Me opozitën ose pa opozitën, reformat do vazhdojnë”, tha Rama, duke konfirmuar edhe njëherë se do e përdorë parlamentin si vegël për shtypjen e pluralizmit.

Ndërkohë, ky takim vjen në kohën kur Rama është zhytur në një krizë të thellë për shkak të kërkesës për arrestimin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Në dosjen e kësaj të fundit del qartë se udhëheqësi i të gjitha aferave është vetë Edi Rama, kurse ajo është një vegël e bindur e pushtetit kryeministror.