Leao donte të gjuante penalltinë kundër Comos, Allegri zgjodhi Nkunku
Milani mundi Comon në udhëtim me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të Serie A dhe iu afrua vetëm tre pikë Interit kryesues.
Kuqezinjtë arritën një fitore me përmbysje ndaj Comos, por mediat italiane po shkruajnë shumë për situatën e minutës së fundit të pjesës së parë, kur kur Milanit iu akordua një penallti.
"Pati tension në penalltinë për Milanin. Në vend që lojtarët e Comos të protestonin, lojtarët e Milanit dolën në skenë”, shkruan fillimisht “Gazzetta dello Sport”.
“Rafael Leao donte ta gjuante penalltinë, por trajneri Allegri ndërhyri dhe tha se Nkunku do ta gjuante. Trajneri i Milanit e thirri portugezin në stol dhe ia shpjegoi vendimin e tij”.
Leao është normalisht gjuajtësi i penalltive te Milani, por këtë herë francezi mori epërsinë ndaj portugezit, duke shënuar golin e tij të pestë të sezonit.
Allegri e shpjegoi vendimin e tij: "Nkunku është një gjuajtës i mirë i penalltive, ashtu si edhe Leao. Në atë moment ndjeva se Nkunku duhej të gjuante”.