Shehaj: Narkoshteti goditet duke ngritur zërin, e jo duke u bërë palë me propagandën e Ramës
Ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, dhe qeverisë çdo ditë e më shumë i dalin në shesh skandalet korruptive, që po rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e shqiptarëve, Rama synon të orientojë debatin drejt konflikteve artificiale, që kanë për qëllim lënien në harresë të kësaj keqqeverisjeje.
Aktivistja e shoqërisë civile dhe eksperte e ekonimisë Brisida Shehaj e ftuar në studion e “Kafe Shqeto’ duke bërë një analizë të kësaj situate thotë se është detyrë e të gjithë atyre që kanë zë, intelektualëve, mjekëve dhe sidomos politkanëve të opozitës të ngrejnë zërin dhe të mos bëhesh palë me të keqen.
”Rama është në të drejtën e tij që të hapë debate dhe diskurse publike si ta mendojë ai, por ne që jemi zëra publikë, mjekë.. intelektualë… Nuk mund të bëhesh palë me të keqen dhe të dalësh atje të bëhesh pjesë e propagandës së Edi Ramës, të duartrokasësh një sistem, një koncesion i cili të pamundëson ty që paguhesh me taksat e mia, të më ofrosh atë shërbimin për të cilin unë të paguaj.
Që do të thotë, reagimi duhet të vijë nga brenda sistemit që janë mjekët, reagimi duhet të vijë nga studentët kur ky i thotë, shkoni në Durrës tani dhe meqë janë qiratë e shtrenjta në Tiranë. Edhe ne duhet të flasim.
Diskursi publik në Shqipëri thotë Shehaj është transformuar në një "Big Brother", ku skandalet dhe thashethemet zëvendësojnë debatin serioz për çështje jetike
“Unë nuk dua të merrem me diskursin e Ramës por të analizoj diskursin e deputetëve, opozitës, shoqërisë civile apo ajo pak shtresë e mesme që ka zë dhe flet. A është e koordinuar dhe a po bën atë që duhet? Këta shoqërinë shqiptare e kanë kthyer Big Brother.
E ndërsa kostoja e këtij realiteti po mbahet nga qytetarët e zakonshëm, duhet të jenë intelektualët dhe profesionistët me integritet që të udhëheqin një lëvizje qytetare kundër "narkoshtetit"
"Narkoshteti goditet nga ata mjekët, intelektuali, ai që nuk ngelet pa bukë se do dali të punojë te privati. Me ata që kanë kurajo intelektuale, që kanë marrë përsipër edhe të goditen, të rrezikojnë për të luftuar për këtë gjë dhe për të hapur sytë njerëzve.
Rama nuk ka më as argumentin më të vogël të dali dhe të përballet, prandaj filloi historia që këta nuk dilnin të përballeshin me zërat kundërshtarë. Pra këta nuk po përballen me faktet, prandaj dhe emisionet kryesore nuk i bëjnë më temat që janë realisht shqetësim. Shpopullimi, po vdesin njerëzit te onkologjiku, nuk flet asnjë njeri. Ti ke syrin dhe një Osman Stafa që ngre zërin për këtë gjë, e kupton?
Si mundet ti të marrësh dhe të trajtosh Kajon? Si mundet ti të marrësh dhe të trajtosh Duranën? Si mundesh ti të marrësh dhe të trajtosh Portin e Durrësit, Porto Romanon?
Problemi qëndron që ne duhet t'i themi shqiptarëve që mos pritët t'ju vijë te shtëpia juaj. Se të gjithëve do i shkojë në shtëpi ky. Të gjithëve do i shkojë në shtëpi. Pra ai që mendon që është larg shtëpisë time, e ka gabim. Të gjithëve do i shkojë në shtëpi ky.
Përsa kohë që nuk ka reagim shoqëror, nëse Rama e bën presionin për interesa të veta, ne që kemi zë por isdomos ata që kanë kërkuar me ngulm të jenë politikanë ata duhet të ngrenë zërin. Duhet ti hapim sytë shqiptarëve”