‘Rama kontrollon mediat’, Gurra: Vendimi i GJK për Ballukun, testi përfundimtar për pavarësinë e drejtësisë në vend
Një analizë e thelluar e zhvillimeve të fundit politike dhe gjyqësore në vend nxjerr në pah një skemë të dyshuar të kontrollit të drejtësisë dhe medias nga ana e kryeministrit Edi Rama. Debatet publike dhe vendimet e bujshme të gjykatave, sipas zërave në studiot televizive, tregojnë për një ndikim të drejtpërdrejtë politik që ka ndikuar në sistemin e drejtësisë.
Sipas analizës së bërë në panelet televizive, një pikë kthese në diskursin mediatik ishte rasti "Balluku". Vërehet se pas shpërthimit të këtij rasti, shumë analistë dhe opinionistë ndryshuan kursin e tyre, duke nisur një "kundërpropagandë" ndaj SPAK. Ky ndryshim sipas gazetarit Hysni Gurra që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, interpretohet si një shenjë e një "komande të centralizuar", ku fijet tërhiqen direkt nga kryeministri Rama, i cili dirigjon narrativën publike sipas interesave të tij politike.
Një shembull tjetër flagrant i këtij ndikimi konsiderohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjykata dha një vendim me tetë muaj vonesë, duke pranuar se masa e "arrestit shtëpiak" për Berishën ishte antikushtetuese pasi nuk ishte rishikuar çdo dy muaj nga GJKKO, siç e kërkon ligji. Gjate bisedës me moderatorin Flavio Qarri Gurra tha, se kjo vonesë bëri që lideri i opozitës të qëndronte i izoluar për 333 ditë, duke i paketuar qeverisë një palë zgjedhje pa kundërshtar politik aktiv.
Përballë masës së ashpër ndaj Berishës, vihen në kontrast masat "lehtësuese" dhe "favorizuese" ndaj ish-ministres Belinda Balluku, pavarësisht se kërkesat e SPAK ishin të qarta. Kjo qasje me dy standarde, së bashku me vonesat e qëllimshme të Gjykatës Kushtetuese, shihen si pjesë e një strategjie për të mbrojtur aleatët politikë dhe për të goditur kundërshtarët. Të gjitha këto zhvillime përmbyllen me pritshmërinë për vendimin final të Gjykatës Kushtetuese për rastin Balluku, i cili do të jetë testi përfundimtar për pavarësinë e sistemit të drejtësisë në vend.
Flavio Qarri: Tani kryeministri zbulon që në Shqipëri s'paska drejtësi.
Hysni Gurra: E thamë pak a shumë të tre tani këtë pjesën e kësaj. Po kjo nuk është për komunikim. Po do të futem dhe tek komunikimi kjo tani sepse ne kemi parë panele televizive, pra shqiptarët po s'hoqën dorë duke parë emisionet e mbrëmjes njëherë, kanë për të vazhduar kështu. Më mirë të ndjekin një orë emision mëngjesi dhe të vazhdojnë punën, sesa të ndjekin darkën. Ke çdo mbrëmje dhjetë, pesëmbëdhjetë, po themi analistë, ku di unë si i quajnë këta, që flasin, drejtësia, drejtësia, deri tani. Tani kanë kthyer kursin të gjithë. Po shiko se këta lënë një efekt
Flavio Qarri: Sa u bë Balluku…
Hysni Gurra: Po pra, sa doli rasti i Ballukut, u paralizuan të gjithë edhe filluan kundërpropagandën me SPAK-un. Kush e inicioi këtë? Edi Rama. Pra, këtu del hapur për çdo njeri që sheh televizor, që konsumon televizion, natë për natë, duhet ta kuptojnë, ore pse ndryshuan këta? Sepse ndryshoi Rama me rastin Balluku. Çfarë do të thotë kjo? Që çdo njëri prej këtyre që del në emisionet e mbrëmjes dhe shpërlan trurin këtyre, është me komandë qendrore dhe i tërheq fijet Edi Rama.
Flavio Qarri: Është me komandë qendrore.
Hysni Gurra: Tani për drejtësinë. Dje ka dhënë një vendim Gjykata Kushtetuese për Berishën. Tetë muaj me vonesë. Që ishte anti-kushtetues. Pra vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte që pas dhënies së arrestit shtëpiak për zotin Berisha, çdo dy muaj GJKKO-ja duhet ta rishikonte masën. Pra, është respektu masa, janë paraqit kërkesat nga avokatët për ta, lehtësuar masën, pra sepse nuk ishte as për t'u arratisur, nuk ndikonte as provat. Irena Gjoka vazhdonte, dhe e majti aq sa e dimë të gjithë ne, liderin e opozitës.
Flavio Qarri: Një vit.
Hysni Gurra: Po kjo ka pasoja, kjo nuk ka ato pasoja që kishin nxjerrë Gjykata Kushtetuese mbrëmë që këtij i takojnë të marrin 750 mijë lekë të paguajnë avokatët. Pra kjo është qesharake, është turp. E para e ka dhënë tetë muaj me vonesë vendimin. E dyta e ka mbajtur liderin e opozitës 333 ditë brenda. Çfarë po flasim ne? Ne po flasim, tani thanë edhe parafolësit, që i ka ca probleme dhe opozita që vetëm ai person është që e mban. Atë person këta e mbajtën mbyllur 333 ditë.
Flavio Qarri: E paketuan një palë zgjedhje.
Hysni Gurra: Edhe paketuan një palë zgjedhje, u krye ajo punë. Pra shiko çfarë bën Gjykata Kushtetuese. Pse e bën këtë? Se ka hallet e veta tani. Se do vijnë masa. Se kërkohen masat për, Ballukun, për shembull. Kemi rastin që do e gjykojnë Gjykata Kushtetuese rastin e Ballukut edhe hapin precedentin që ja po jua dhamë dhe Berishës po jua japim dhe Ballukut. Pra kjo, ky diskurs i Ramës për drejtësinë, ne kemi folur edhe herë të tjera këtu. Pra ai e kontrollonte drejtësinë, kështu e besoj unë. Ai e kontrollonte drejtësinë sepse drejtësia jonë është financuar nga Amerika dhe nga Europa. Ai që të financon, ai të kontrollon. Kontrollorin që kishte në SHBA kjo drejtësi, Edi Rama e kishte si pronarin e vet. Pra, nuk kishte nevojë Edi Rama të shkonte t'i thoshte Altin Dumanit që ma bëj këtë gjënë kështu, ma bëj këtë gjënë ashtu, apo Irena Gjokës. I thoshte...
Flavio Qarri: I thonin eprorët atje në në SHBA, e shtrëngonin ata dhe kryhej kjo punë.
Hysni Gurra: Sot ka ndryshuar loja. Nuk e dimë se sa, se unë nuk është se jam nga këto që besoj pavarësisht shakave që bëjmë për Trumpin e kështu. Nuk besoj që do, rrëzojë Trumpi këtë. Po sot ka ndryshuar loja dhe Rama, duke ardhur dhe do bëhet edhe më i ashpër me drejtësinë. Pra do bëhet edhe më i ashpër sepse me sa duket, ka ndryshuar kontrolli ndaj SPAK-ut dhe SPAK-u me gjithë atë stërmundimin e madh që i tha, i tha Amerika që pezulloje njëherë nga detyra, pra se duhet të kemi parasysh edhe masat që i dha ndaj Belindës. Janë lehtësuese shumë. Edhe pse janë favorizuese, ky prapë nuk e lejon. Pra shikoji në raport me Ilir Metën. Ilir Meta rri, në burg, nuk i merret asnjë gjë në shqyrtim, unë nuk jam simpatizant i Ilir Metës, po nuk i merret asgjë parasysh Ilir Metës. Për Belinda Ballukun bëhen të gjitha këto temena, me urdhër të Edi Ramës, me interesat e Edi Ramës dhe ajo që e përmbyll këtë turp, për mua e përmbyll Gjykata Kushtetuese. Nuk e di se çfarë vendimi do japë. Po në qoftë se jep vendim në favor të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut, nuk e di çfarë duhet të presë opozita që thotë do bëj protesta paqësore, nuk e rrëzoj ndryshe. S'është dhunë ajo pra, se nuk janë dhunë protestat që bëhen në Francë e në Greqi, pra. Këtë logjikë duhet të kuptojnë edhe opozita jonë, janë në mes të Europës ata bëjnë të tilla protesta. Atëherë nuk e di se çfarë do ndodhë. Domethënë këtë jam duke pritur me…