Shkodër, rruga e Obotit ende e përmbytur: Qarkullimi në akset malore vetëm me goma dimërore

Situata në Qarkun Shkodër më 16 janar 2026 paraqitet e përmirësuar, por disa zona mbeten problematike për banorët dhe qarkullimin rrugor. Kryesisht shqetësim paraqet aksi rrugor i Obotit dhe disa akse malore që kërkojnë kujdes të shtuar.

Në Bashkinë Shkodër, zona e Dajçit shfaq rënie të nivelit të ujit, por aksi rrugor i Obotit mbetet ende i përmbytur rreth 20–30 cm.

Transporti i banorëve në këtë zonë vijon të realizohet nga Forcat e Armatosura me automjet të kalueshmërisë së lartë dhe 5 efektivë.

Në akset malore, qarkullimi kërkon masa shtesë sigurie: Qafë Mali – Fierzë dhe K/Hadroj – Q/Bënë janë të kalueshme vetëm me goma dimërore ose zinxhirë.

Akset Dedaj–Razëm, Bogë–Qafë Thore–Theth dhe Hani Hotit–Vermosh janë të kalueshme, por përdorimi i gomave dimërore dhe respektimi rigoroz i rregullave të qarkullimit janë të domosdoshme.