Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur e 4 të plagosur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Komoran-Carralevë.

Sipas informatave fillestare, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Personat e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.