VIDEO/ Gol surprizë në Como-Milan, zhbllokohet rezultati
Como ka befasuar Milanin në shtëpi, duke kaluar në avantazh 1-0 në pjesën e parë të sfidës së vlefshme për javën e 16-të të Serie A.
Skuadra pritëse gjeti golin që në minutat e para, duke vënë në vështirësi kuqezinjtë.
Goli u shënua në minutën e 10-të nga Maximo Oliver Kempf, i cili përfitoi nga krozimi i Baturinës dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin në tribuna.