Afrimiteti me Selin trazon martesën? Miri flet hapur për bashkëshorten gjermane, ja çfarë më tha para se të hyja në BBVA

Raporti i Armir Shahinit me bashkëshorten e tij ka qenë në fokus të mediave dhe publikut gjatë ditëve të fundit, për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shkak për këtë është bërë afrimiteti i tij me Selin Bollatin, 23-vjeçare, i cili ka ngjallur dyshime dhe reagime të shumta në rrjete sociale. Megjithatë, si Miri ashtu edhe Seli kanë mohuar vazhdimisht se mes tyre ekziston një lidhje romantike, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për shoqëri.

Gjatë një bisede me Artanin, Miri ka vendosur të flasë më hapur për jetën e tij personale, duke zbuluar detaje nga komunikimi që ka pasur me bashkëshorten përpara se të hynte në format.

Ai tregoi se partnerja e tij është gjermane dhe se gjithçka është diskutuar paraprakisht mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Miri: “Unë e kam bashkëshorten gjermane.”
Artan: “S’ke nevojë, se e di.”
Miri: “Nuk po ta them ty. Kam bërë një pyetësor dhe te pyetja e dytë nuk shkova në fund, se nuk kisha nevojë. I thashë: ‘Unë do të hy atje, por ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë’. Je dakord?, i thashë. E di ç’më tha? ‘Më plasi’. Tani do të hy, thashë unë.”

Deklarata e tij ka ndezur edhe më shumë diskutimet rreth marrëdhënies së tij bashkëshortore dhe kufijve mes lojës dhe jetës private në një format si Big Brother VIP Albania.