Aksident i rëndë në aksin Plepa-Shkozet/ Makina përplas këmbësorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa-Shkozet në Durrës.
Sipas burimeve për SYRI-n, makina ka përplasur një kalimtar i cili është dërguar në spital.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69 vjeç.
Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.