VIDEO/ Momenti kur Viniciusit i hedhin banane nga tribuna
Vinicius Junior ishte pothuajse inekzistent mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Mbretit.
Pasi Reali u turpërua nga skuadra e kategorisë së dytë, Albacete, braziliani është shënjestruar nga tifozët.
Pasi u eliminuan, një tifoz i hodhi banane Viniciusit, i cili nuk e pa nga dëshpërimi i madh që po ndjente në ato momente. Më pas një person e mori bananen nga fusha duke e nxjerrë jashtë.