Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur
Në qarkun e Lezhës evidentohen 1700 ha tokë e përmbytur.
Pjesa më e madhe i përket jonxhës me rreth 60 për qind, e ndjekur nga gruri me 35 për qind, ndërsa sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.
Autoritetet lokale po vijojnë procesin e vlerësimit të dëmeve, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.
Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve.