'DASH e ka raportin për korrupsionin në Shqipëri!' Crawford: Pezullimi i vizave, reagim ndaj abuzimit
Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më mundësi të pajisen me viza amerikane emigrimi Departamenti Amerikan i Shtetit po ndalon përkohësisht vizat e imigracionit për 75 vende, me qëllim goditjen e aplikantëve që konsiderohen rrezik për t'u bërë barrë për ndihmat publike.
I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Kryetari Emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford e quan të pritshëm dhe një reagim më i gjerë ndaj shfrytëzimit të sistemit amerikan, kriminalitetit dhe normave të larta të qëndrimit të paligjshëm pas skadimit të vizave.
“Nuk është vetëm Shqipëria. Nuk isha shumë i habitur, sepse kemi parë një skandal shumë të madh me Somalinë edhe në Minnesota, kur njerëz kanë ardhur, sidomos nga Somalia ku njerëzit kanë ardhur dhe kanë shfrytëzuar sistemin tonë, në miliardë duke marrë ndihmë shtetërore. Kështu që ishte një reagim ndoshta më i gjerë si që ishte pritur, por takon edhe disa kombe që kishin probleme me kriminaliteti ose nga ata kishin një përqindje të popullsisë që kishin marrë viza dhe edhe nuk janë kthyer, për shembull, turistët edhe nuk janë kthyer.' thotë ai.
Lexo dhe: Pezullimi i vizave për Shqipërinë, DASH: Do jetë paafat
Megjithatë non grata nuk është për të gjithë
“Ishin përjashtuar studentët, disa nga ata që janë turistë, kështu që nuk është non-grata për të gjithë, por është një kufizim, sepse kemi shumë njerëz nga disa vende që kanë ardhur edhe kanë shfrytëzuar sistemin tonë. Tani, Trumpi, ai ka firmosur që anglishtja do jetë gjuha e parë e Amerikës, zyrtarisht, edhe kjo praktikisht ka pasur efekt për ata njerëz që bëjnë bashkim familjar ose që po bëjnë emigracionin, nëse nuk dinë anglisht ose nuk kanë gjendje financiare për të ardhur në Amerikë, dhe ndoshta janë në rrezik për të shfrytëzuar sistemin.
Kështu që unë besoj që kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, por varet nga nga vendet.
Crawford komenton dhe pse ishte përjashtuar Serbia, një aleate e Rusisë, mund të jetë i lidhur me diskutime gjeopolitike më të gjera, si ato mbi sanksionet ndaj naftës ruse. Ndërsa sa I takon Shqipërisë kujton se Departamenti i Shtetit ka një raport që thotë që korrupsioni në Shqipëri është lart e poshtë.
Interesante ishte që në vendim ishte përjashtuar Serbi, sepse normalisht Serbia do ishte nga vendet e para që është aleat më shumë me rusët sesa me ne në Amerikë, por kuptohet që ne kemi qenë në diskutim me Rusinë për shkak të sanksioneve të naftës së tyre. Kështu që ndoshta ishte një linjë të hapur atje edhe kanë lënë këtë çështje, derisa të mbarojnë sanksionet e naftës të mos ndërhyjnë në atë situatë. Kështu që për Shqipërinë, shpresoj që do zgjidh problemin shumë shpejt. Besoj që Shqipëria është një nga aleatët tanë më të fortë.
Mund të zgjidhet shpejt. Nuk e di nëse ka ndonjë diçka, domethënë se që është më thellë, sepse kuptohet që edhe Departamenti i Shtetit ka pasur një raport që thotë që korrupsioni në Shqipëri është lart e poshtë. Kështu që nëse është një vendim që ka lidhje me raportin e tyre në këtë drejtim, nuk është përfolur akoma zyrtarisht"