Bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Qarkun Korçë, pas reshjeve të dëborës

Në Qarkun Korçë, pas reshjeve të fundit, janë konstatuar disa problematika të cilat janë duke u adresuar nga strukturat përgjegjëse.

Në Bashkinë Maliq, janë ndodhur rrëshqitje të dheut në fshatrat Zboq, Mëmël dhe Manastriec, duke bllokuar plotësisht akset rrugore dhe vështirësuar qarkullimin.

Ndërkohë, një tjetër problem ka qenë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike. Sipas raportimeve nga OSHEE, disa fiderë kanë qenë jashtë tensionit, duke lënë pa energji disa zona rurale.

Fideri "Frigorifer" (NST Gjanç) ka lënë pa energji 2 abonentë, fideri 9 (NST Lozhan) ka prekur 502 abonentë, dhe fideri 14 (NST Petrushë) ka lënë pa energji 14 abonentë në zonën e Prenishtit.