Zjarr në një banesë në Korçë/ Humb jetën nga asfiksia e moshuara - Emri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia pas një zjarri në banesën e saj.
Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit, ku si pasojë e tymit 73 vjeçarja Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.
E moshuara jetonte e vetme dhe ishte e semurë.
Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.
Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.