Koreja e Veriut do të sulmojë me raketa Guamin nga 'mesi i gushtit'

Koreja e Veriut ka deklaruar se plani i saj për të sulmuar me katër raketa territorin amerikan të Guamit do të jetë gati nga mesi i gushtit

Media shtetërore tha se raketat “Hëasong-12” do të kalonin mbi Japoninë dhe do të shpërthejnë në det rreth 30 kilometra larg Guamit.

Mësohet se plani u miratua nga Kim Jong-un.

Lideri suprem i Koresë së Veriut denoncoi paralajmërimet e Donald Trump për "zjarri dhe  tërbim kundër regjimit" dhe tha se presidenti amerikan ishte i "paarsyeshëm".

SHBA-ja ka paralajmëruar Veriun se veprimet e Kim Jong-un mund të nënkuptojnë fundin e regjimit të saj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis tha se Koreja e Veriut do të ishte e humbur në çdo luftë kundër SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

Një ekspert nga Guami ka thënë për “BBC” se mes qytetarëve ndjehet se kërcënimi i Koresë së Veriut është retorik, pasi shumica e njerëzve mendojnë se nëse Kim Jong-un hedh me të vëretetë raketat, do të kryente vetëvrasje për regjimin e Koresë së Veriut./SYRI.net/