'Kim Jong-Un të ndërgjegjësohet pas mesazhit të Donald Trump'

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson vlerësoi sot se presidenti amerikan i ka dërguar “një mesazh të fortë” në mënyrë që lideri koreano-verior Kim Jong-Un të ndërgjegjësohet, duke premtuar kundërpërgjigje me “zjarr” dhe “zemërim” ndaj regjimit komunist.

“Nuk besoj se ka ndonjë kërcënim të afërt”, njoftoi Tillerson, i cili u ndal, siç pritej, tek territori amerikan në Guam, i kërcënuar nga ana e Phenianit, duke u kthyer nga një tur vizitash në Azi.

“Asgjë nga çfarë kam konstatuar apo në lidhje me çfarë jam vënë në dijeni nuk më thotë se situata ka ndryshuar në mënyrë tronditëse gjatë 24 orëve të fundit”, shtoi ai