Rrëshqitje të fuqishme toke në Kinë, 25 të vdekur

Një valë tjetër e rrëshqitjeve të tokës që ka goditur një zonë malore në jugperëndim të Kinës, ka shkaktuar vdekjen e 25 personave, njoftoi sot media shtetërore.

”Gjatë operacionit të kërkimit të të mbijetuarve u përfshinë më shumë se 200 punonjës të ndihmës së shpejtë, pas përmbytjeve të 71 shtëpive në fshatin Gengdi , në provincën Sichuan dy ditë më parë”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.

“ Rreth 577 persona nga 157 familje janë prekur nga fatkeqësia”, njoftoi  “Weibo” një nga platformat më të mëdha të mediave sociale në Kinë.

Gjatë muajit qershor, kanë vdekur të paktën 10 persona dhe 93 të tjerë janë shpallur të humbur pas përmbytjeve në fshatin Xinmo,  në provincën Sichuan, rreth 500 kilometra nga Gengdi.