Bledjon Nallbati ironizon pezullimin e vizave nga SHBA: Shqipëria në një listë me shtete problematike
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka reaguar me tone të forta ironie ndaj pezullimit të vizave amerikane, duke e cilësuar këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të drejtimit që ka marrë vendi nën qeverisjen aktuale.
Në postimin e tij, Nallbati përdor një gjuhë sarkastike, duke iu referuar aleancave ideologjike dhe retorikës anti-perëndimore, ndërsa thekson se Shqipëria është futur në një listë me dhjetëra vende problematike nga e gjithë bota. Sipas tij, ky realitet tregon izolimin ndërkombëtar dhe degradimin e imazhit të vendit.
Deputeti nënvizon se pezullimi i vizave nuk është arsye për ironi apo propagandë, por një alarm serioz për gjendjen e shtetit, duke e konsideruar këtë situatë si rezultat të keqqeverisjes dhe orientimit politik që po e largon Shqipërinë nga Perëndimi dhe aleatët strategjikë.
Postimi i plotë:
Dy luanë ka bota një Azia një Europa!
Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë!
Rroftë Partia Komuniste e Kinës!
Nuk na duhet Amerika se kemi motrën e madhe thotë udhëheqësi suprem!
Ta gëzojmë pezullimin e Vizave Amerikane!
Lista:
Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Antigua, vazhdon me Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.