ShBA ngrin vizat edhe për Shqipërinë/ Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të DASH për ngrirjen e vizave të 75 shteteve në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

‘Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët. Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë:

Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët.

Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i ndalohen vizat me SHBA

Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti.