SYRI TV/ Përmbytjet në Fier nga lumi Seman, 15 banesa nën ujë
Banorët në fshatin Hasturkas në Fier janë ende të përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Seman. 15 banesa janë nën ujë. Banorët bëjnë thirrje që të ngrihen grupe pune për të vlerësuar dëmet. Ndërsa gjatë vizitës së Ballukut, banorët iu përgjigjën me ironi duke thënë se kishin mbyllur dyert për të mos hyrë uji.
Banorët shprehen se qeveria duhet të dërgojë sa më parë ekipet e verifikimit për të evidentuar dëmet. Ata gjithashtu kanë bërë ironi me zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Nga ana tjetër, situata mbetet alarmante për shkak të çarjes së argjinaturës në katër pika, secila me gjatësi rreth 25 deri në 40 metra, fakt që, sipas banorëve, përbën një rrezik serioz.
Banorët presin masa konkrete dhe ndërhyrje të shpejtë për riparimin e argjinaturës dhe vlerësimin e dëmeve.