'Serat e familjes i përmbyten', fermeri në Cërrik: Kjo është një fatkeqësi e pa përballueshme. Dëme kolosale!
Një përmbytje masive ka përfshirë 8 dynym tokë të familjes Tafa në fshatin Linas të Bashkisë Cerrik, prej të cilave 5 dynym janë sera, duke shkaktuar dëme të mëdha. Po ashtu, janë shkatërruar gjithsej 350 rrenjë pemë.
Daniel Tafa, fermeri i këtij vendi, shprehet i dëshpëruar, duke thënë se i gjithë mundi i jetës dhe paratë e mbledhura gjatë emigracionit janë hedhur për të mbjellat në sera, ndërkohë që dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 50 milionë lekëve.
Tafa shpjegon se përmbytja ka ndodhur si pasojë e hapjes së papritur të portave të hidrocentralit, një ngjarje që nuk është paralajmëruar nga instancat përkatëse. Ai thekson se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, përkundrazi, situata ka qenë e papritur dhe ka shkaktuar dëme kolosale.
Tafa shprehet se kjo është një fatkeqësi që ka ndodhur, dhe se për familjen e tij nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar situatën, përveçse të rikthehen në emigracion, pavarësisht se ata i përkasin këtij vendi.
Ai shton se ka qenë e pamundur ta parandalonte këtë situatë të jashtëzakonshme dhe që rikuperimi i pasojave pa ndihmën e shtetit është i pamundur.
Kjo nuk është hera e parë që tokat e tij mbillen me ujë si pasojë e hapjes së digave, por megjithëse është përmbytur dy herë, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për të ofruar ndihmën dhe kompensuar dëmet e shkaktuara.
Sipas fermerit Tafa, është një situatë e papranueshme për të cilën nuk ka marrë asnjë formë ndihme nga shteti. Ndërsa toka është përmbytur dhe serat janë shkatërruar, familja Tafa vazhdon të përballet me një situatë të pa përballueshme pa mbështetje nga autoritetet përkatëse.