Segmenti Bogë–Qafë Thore–Theth i bllokuar nga orteqet, kalimi i pamundur për automjetet
Bllokohet përsëri rruga në Qafe Thore.
Bllokimi është në zonën e tuneleve, pasi është aktivizuar rënia e orteqeve, duke e bërë të rrezikshme dhe të pamundur kalimin në Qafë Thore.
Aktualisht është ndaluar edhe ndërhyrja për pastrimin e borës së orteqeve, pasi rënia e tyre rrezikon edhe punonjësit e pastrimit.