Mjetet e vjedhura në Zvicër e Itali i trafikonin në Shqipëri, prangosen dy të rinj në Tiranë

Sillnin mjete të vjedhura në Zvicër e Itali dhe i trafikonin në Shqipëri.

Arrsetohen nga policia dy të rinjtë në Tiranë

Njoftimi:

Finalizohen faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, kundër trafikimit të automjeteve.

Sipas policisë, janë proceduar penalisht 2 persona që trafikuan në Shqipëri, automjete me vlerë rreth 90 000 euro. Këto automjeteve nga hetimet kanë rezultuar të vjedhura në Zvicër dhe në Itali.

Procedimi penal nisi për shtetasit:

M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;
E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.