Befasi e madhe në Australi, Jannik Sinner humb ndaj një tenisti amator
Jannik Sinner pësoi një humbje befasuese nga një tenist lokal 29-vjeçar në Australi, gjatë turneut të ekzibicionit ‘One Point Slam’, i cili po zhvillohet gjatë javës hapëse të Australian Open. Ky turne është unik sepse përballen profesionistët me amatorët dhe çdo ndeshje zgjat vetëm një pikë. Fituesi i secilës ndeshje merr 1 milion dollarë australianë dhe një makinë Kia të re.
Sinner, i dyti në renditjen e turneut, kaloi direkt në raundin e dytë dhe mundi profesionistin tjetër, Pablo Carreno Busta, por më pas u mund nga një amator nga New South Wales, duke ndalur kështu rrugëtimin e tij në këtë turne.
Kjo ishte humbja e parë e Sinner në Melbourne Park që nga viti 2023, dhe duket se besimi i kampionit dy herë radhazi në këtë event mori një goditje të madhe.